U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”
Protestuesit, Klevi Metaj i cili u arrestua gjatë ditës së parë të protestës studentore, këtë të premte është lënë nën masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Avokatët e Metajt bëjnë me dije se kanë bërë edhe kallëzim penal ndaj efektivëve të policisë lidhur me trajtimin e ushtruar ndaj tij.
“Së bashku me kolegun, Av. Taulant Asllanaj, përfaqësuam Klevin Metajn në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Ndërkohë, është regjistruar edhe kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me trajtimin degradues dhe çnjerëzor të ushtruar ndaj tij”, njoftuan avokatët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.