U dhunua me levë në lokalin e tij, zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të mask
Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është bërë pre e një sulmi fizik mëngjesin e sotëm në Ballsh.
Disa persona të maskuar e kanë goditur me levë, ndërsa ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Sipas dëshmisë së Aliajt, ai sapo kishte përgatitur kafen kur autorët e kanë sulmuar nga pas, pa i drejtuar asnjë fjalë. Pas dhunës, ata janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.
I dëmtuari ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe shpatull, ndërsa për plagën në ballë ka pasur nevojë për qepje. Më pas, është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.
Në dëshminë e tij, Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ndërkohë, mbetet e paqartë arsyeja e sulmit, ndërsa rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen nga hetimet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.