☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

Avokati i Ylli Zallës, Dritan Gina, ka kundërshtuar kërkesën për masën “arrest në burg”, duke pretenduar se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri të lartë dhe se veprat për të cilat akuzohet nuk kanë rrezikshmëri të veçantë.

Sipas mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në pjesën e pasme të banesës, në ferra, pa masa të veçanta për ruajtjen apo ambalazhimin e tyre. Avokati pretendon gjithashtu se disa kapsolla detonatore nuk ishin funksionale dhe se disa prej bombave nuk ishin të lidhura në mënyrën e duhur.

Gina deklaroi se armët ishin prodhime të vjetra kineze të vitit 1982, rreth 50-vjeçare. Për sasinë e kanabisit të sekuestruar, ai tha se ajo kishte qenë e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë, çka sipas tij tregon mungesën e kujdesit nga ana e Zallës.

Avokati pretendon gjithashtu se klienti i tij u dorëzua vetë dhe se policia, pavarësisht përdorimit të dronëve dhe angazhimit të forcave të shumta, nuk kishte mundur ta kapte gjatë operacioneve të mëparshme.

Sipas tij, videot e publikuara para arrestimit tregojnë se Zalla ka komunikuar me forcat RENEA dhe është dorëzuar pa rezistencë.

“I vetmi element që solli sukses në operacionin e policisë ishte dëshira e Yllit për t’u dorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij. Videot publike para shtëpisë së tij e tregojnë më së shumti këtë gjë, madje ai vetë ka thërritur me zë një person që i është dukur i forcave RENEA dhe i është prezantuar duke u dorëzuar kësisoj”, theksoi ai.

Për këto arsye, mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie se “arresti në burg”, kërkuar nga Prokuroria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.