🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,482 ▲ +0.11% ETH $2,246 ▲ +1.02% XRP $1.2482 ▲ +0.09% SOL $95.6200 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

U raportua se Granit Plava telefoni në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Ditë më parë u raportua se i dënuari për vrasjen e Liridona Ademajt ka telefonuar në një emision të mëngjesit në njërën nga mediat në Kosovë, duke thënë se është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe se nuk është mirë.

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar sot Shërbimi Korrektues i Kosovës.

SHKK thekson se institucionet korrektuese zbatojnë standarde të larta sigurie dhe kontrolli, ndërsa çdo posedim apo përdorim i mjeteve të ndaluara nga personat e dënuar është i ndaluar rreptësishtë dhe trajtohet me seriozitet të plotë.

SHKK thekson se sipas verifikimeve të kryera zëri në telefonatën e transmetuar nuk i përket personit në fjalë.

Lexoni të plotë reagimin:

Reagim ndaj lajmit “Granit Plava telefonon në një emision të mëngjesit”

Shërbimi Korrektues i Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, reagon ndaj lajmit të publikuar me titull “Granit Plava telefonon në një emision të mëngjesit”.

Ju njoftojmë se institucionet korrektuese zbatojnë standarde të larta sigurie dhe kontrolli, ndërsa çdo posedim apo përdorim i mjeteve të ndaluara nga personat e dënuar është i ndaluar rreptësisht dhe trajtohet me seriozitet të plotë.

Lidhur me pretendimin për telefonatën në emisionin në fjalë, theksojmë se koha e transmetimit nuk përkon me orarin e lejuar për realizimin e telefonatave nga personat e burgosur. Telefonatat lejohen vetëm sipas procedurave dhe orareve të përcaktuara nga institucioni korrektues.

Gjithashtu, njoftojmë se hapësirat brenda institucioneve korrektuese monitorohen vazhdimisht nga stafi korrektues dhe përmes sistemit të kamerave të sigurisë.

Po ashtu, sipas verifikimeve të kryera nga SHKK, zëri në telefonatën e transmetuar nuk i përket personit në fjalë.

Njëkohësisht, lusim mediat që para publikimit të lajmeve të tilla të marrin konfirmime zyrtare nga SHKK, në mënyrë që informimi i publikut të jetë i saktë, profesional dhe i verifikuar. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.