U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb!
Ikballe Huduti Berisha ka reaguar në rrjete sociale pasi u shpall ‘person i padëshiruar’ për 15 vite në Shqipëri me urdhër të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.
Ajo shkruan se shpirtin dhe jetën ia ka dhënë atij që ia ka falur, duke iu referuar Zotit ndërsa shton se poshtërimeve që i janë bërë nga zullumqarët në këtë vend, u ka ardhur fundi, qofshin pushtetarë apo fetarë.
Reagimi i Ikballe Huduti Berisha
Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në What’s app.
Paqe për ty Vëlla.
Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S’kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.
Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m’i ka falur.
Kam “humbur” nga kjo botë e “bukur” çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën “Qerbelaja” të Naim Frashërit.
Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kryej misionin tim, që ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë.
Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët.
Më e mirë për mua është një vdekje me vlera dinjitoze sesa një jetë me poshtërime.
Të kam në dua, vëlla, edhe ju më keni në dua në këtë ditë të Ashuras. Kam nevojë për lutjet e secilit që dëgjon për padrejtësitë që më bëhen në këtë jetë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.