☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 82.96 ▼0.86%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,869 ▼ -1.08% ETH $1,670 ▼ -1.82% XRP $0.9512 ▼ -0.26% SOL $72.0100 ▲ +0.97%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja godet një anije mallrash në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare ndaj porteve iraniane

UASHINGTON, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane njoftoi dje se goditi një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo tentoi të shkelte bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura.

Një avion ushtarak amerikan lëshoi municione me precizion të lartë, në pjesën e pasme të anijes së mallrave “Pacific Archer”, e cila lundronte me flamurin e Palaut, duke i nxjerrë jashtë funksionit sistemin e saj të lëvizjes, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Sipas saj, ekuipazhi civil nuk pësoi lëndime.

Anija ishte nisur nga porti iranian i Bandar Abbasit, njoftoi CENTCOM.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën bllokadën ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, pasi një marrëveshje kuadër me Iranin dështoi në korrik.

CENTCOM bëri të ditur se që prej atëherë, forcat amerikane kanë devijuar 158 anije tregtare nga itinerari i tyre dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit, gjashtë anije që nuk iu bindën urdhrave.

Bllokada është një element kyç i përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të ushtruar presion ekonomik ndaj Iranit dhe për të siguruar lëshime nga Teherani.

Negociatat mes dy vendeve ende nuk kanë sjellë ndonjë përparim, rreth nëntë muaj pas nisjes së luftës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.