🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja heq nga lista e sanksioneve kompaninë ajrore irakiane të lidhur me Iranin

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/-Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve për terrorizmin, kompaninë ajrore irakiane “Fly Baghdad”, e cila më herët ishte akuzuar për lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Vendimi përfshin edhe dy avionë “Boeing 737” të kësaj kompanie, me regjistrimet “YI-BAF” dhe “YI-BAN”.

Sipas Thesarit amerikan, kompania ka bërë “ndryshime të rëndësishme” në mënyrën e funksionimit, duke bërë që përfshirja e saj në listën e sanksioneve të mos ishte më e justifikuar.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se ky vendim nuk përbën ndryshim të politikës së SHBA-së ndaj qeverisë iraniane, Gardës Revolucionare apo organizatave të shpallura terroriste.

Heqja e sanksioneve, vjen në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje me Iranin për rishikimin e situatës dhe rihapjen e mundshme të ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.

Megjithatë, mbeten dyshime për një rihapje të shpejtë të ngushticës.

Televizioni shtetëror iranian “Press TV” raportoi se, edhe pse po zhvillohen negociata me ndërmjetësimin e Omanit, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ngushtica do të hapet menjëherë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.