🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: Kanadaja nuk mund të mbijetojë pa SHBA-në mes përplasjes për tarifat

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur tarifat e reja më të larta të vendosura ndaj mallrave kanadeze, duke pretenduar se Kanadaja i ka trajtuar padrejtësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë vite.

Presidenti Trump i bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ai tha se e do Kanadanë dhe popullin e saj, por akuzoi udhëheqjen kanadeze se ka vepruar në dëm të SHBA-së për dekada, veçanërisht ndaj fermerëve amerikanë dhe qytetarëve të tjerë.

“Pa ne, nuk ka asnjë mënyrë që ata të mbijetojnë”, deklaroi presidenti Trump, duke pretenduar se ekonomia kanadeze është e varur nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se tarifat e reja lidhen me zjarret masive në Kanada. Tymi nga këto zjarre është përhapur vazhdimisht drejt veriut të SHBA-së, duke ndikuar në cilësinë e ajrit.

Trump përsëriti akuzat se Kanadaja nuk po i menaxhon siç duhet pyjet e saj, pretendim që autoritetet kanadeze e kanë mohuar më herët. Megjithatë, ai theksoi se kjo çështje është e ndarë nga vendimi për tarifat.

Sipas Trump, tymi nga zjarret ka prekur rëndë qytetin e Nju Jorkut dhe shtetin e Miçiganit, ndër zona të tjera në SHBA./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.