🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: SHBA-ja do të bombardojë infrastrukturën iraniane pas çdo sulmi ndaj anijeve në Hormuz

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-DPA/-  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë” një urë ose një termocentral iranian, sa herë që Teherani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit.

“Nga ky moment e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, dron apo me çdo lloj arme tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË OSE NJË TERMOCENTRAL”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth Social”.

Ai shtoi se objektivat mund të jenë infrastruktura që ndodhet në Teheran ose në zonat përreth kryeqytetit iranian.

Armëpushimi mes Iranit dhe SHBA-së, i arritur në mesin e muajit qershor, thuajse ka dështuar plotësisht, ndërsa gjatë këtij muaji kanë rifilluar përplasjet për kontrollin e Ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë, për transportin e naftës dhe gazit, e cila mbetet praktikisht e mbyllur.

Ndërkohë, SHBA-ja ka vijuar sulmet ajrore ditën dhe natën ndaj objektivave në Iran, ndërsa Teherani ka goditur aleatët amerikanë dhe objektiva ushtarake të SHBA-së në rajon. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.