☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,031 ▲ +0.53% ETH $2,332 ▲ +0.55% XRP $1.4271 ▼ -0.54% SOL $86.5500 ▼ -0.09%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Udhëtim në Mesdhe me më pak se 75 dollarë në ditë, përfshi edhe Shqipërinë

Një guidë tërësisht e veçantë për Mesdheun, mbi mënyrën sesi mund të eksplorohet në më pak se 75 dollarë në ditë. Travelpulse, i fton turistët që të vizitojnë këtë gadishull, përfshi këtu edhe Shqipërinë dhe ja cilat janë sugjerimet :

Udhëtimi gjatë sezonit

Nëse parashikoni që të udhëtoni në pikun e sezonneve atëherë padyshim që do të ndesheni me çmime të larta. Nëse zgjidhni të udhëtoni jashtë sezonit atëherë padyshim që do të keni oferta më konkurruese. Në Mesdhe do të gjeni hotele që zbatojnë zbritje të mëdha çmimesh, po kështu edhe restorante dhe guida.

Apartamente me qira
Në vend që të zgjidhni një hotel, mund të shikoni mundësinë për të marrë me qira një apartament. Në Shqupëri ju mund të gjeni apartamente që kushtojnë 30 dollarë në natë ose më pak. Në Split të kroacisë një apartament vetëm 10 km larg nga qendra e qytetit kushton 28 dollarë nata.
Në Greqi ju mund të gjeni akomodim edhe me 15 dollarë nata.
Ju mund të kërkoni për krahasime ofertash në faqen Booking.com.

Merrni një makinë me qira
Shumë njerëz menndojnë se të marrësh me qira nëj makinë kushton shumë. Në një makinë mund të ulen pesë veta dhe ju mund të ndani koston me miqtë tuaj, në këtë mënyrë do të kurseni para. Edhe nëse nuk doni ta bëni këtë mund të merrni oferta të mirë që llogariten në 15 dollarë në ditë.
Në Greqi mund të merrni me qira një motor të vogël për 20 – 30 dollarë në ditë, si dhe të keni pavarësinë që dëshironi. Kjo është mënyra më e mirë për të udhëtuar.

Gatuani vetë
Kostoja e ushqimit në Kroaci, Shqipëri dhe Greqi nuk është e larta, megjithatë ju mund të gatuani vetë. Natyrisht që do të doni që të provoni edhe ushqimin tradicional të vendit, ndaj mund të zgjidhni që një vakt ta konsumoni në apartament. Kështu mund të kursesni një sasi të mirë të parave.

Buxheti
Ja sesi mund të llogarisni një buxhet prej 75 dollarësh:
• Akomodimi: 25 dollarë/nata
• Ushqimi: 20 dollarë (një vakt jashtë)
• Makina me qira : 15 dollarë/dita
• Shpenzime të tjera ( bileta, naftë etj) 15 dollarë në ditë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.