☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.75 ▲1.85%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.38% XRP $1.3320 ▲ +2.34% SOL $102.6700 ▲ +2.72%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Udhëzimi i ri i doganave, interesi i kamatëvonesave mbetet 6% deri në fund të vitit

Edhe pse Ministria e Financave ka lajmëruar një amnisti për kamatëvonesat e biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka lëshuar ditët e fundit një udhëzim ku lajmëron se, bizneset që nuk paguajnë në kohë detyrimet doganore dhe akumulojnë borxh ndaj institucionit taksambledhës do të paguajnë 6%  interes mbi shumën e detyrimit, e njohur ndryshe si kamatëvonesa.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka sqaruar se nëse detyrimi shlyhet brenda muajit, atëherë interesi do të jetë 3.75%. Përqindjet e interesit mbeten të njëjta me ato të aplikuara në gjashtëmujorin e parë.

Dogana ka azhurnuar interesat e reja të detyrimeve pas një udhëzimi që vetë institucioni nxori muajin e kaluar, ku ripërcaktohet procedura për shpalljen e debitorëve dhe grumbullimin e detyrimeve doganore.

Sipas udhëzimit të doganave, baza mbi të cilën batohet kamatëvonesa janë detyrimet e papaguara (borxhi doganor i importit/eksportit) dhe gjobat e aplikuara.

Llogaritja e kamatave  përcaktohet në bazë të normës mesatare të interesit për kredinë, të përllogaritur nga Banka  e Shqipërisë.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Borxhit në DPD, merr informacionin nga Banka e Shqipërisë dhe azhurnon të dhënat mbi aplikimin e kamatave dy herë në vit, përkatësisht në korrik dhe në janar.

Zbatimi i kamatëvonesës mbi detyrimet e papaguara fillon nga momenti i njoftimit të debitorit për ekzekutimin e vendimit të shpalljes fajtor sipas procedurave të udhëzimit.

Për rastet e lindjes së borxhit doganor për mallrat që janë futur në mënyrë të paligjshme apo nëpërmjet shmangies nga mbikëqyrja doganore, momenti i zbatimit të kamatëvonesës do të jetë çasti i futjes së mallit në mënyrë të paligjshme  apo shmangia nga mbikëqyrja doganore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.