☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.29%
DOW 53,148 ▼0.59%
NASDAQ 26,174 ▼0.6%
NAFTA 86.44 ▲2.43%
ARI 4,538 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,702 ▲ +10.26% ETH $2,274 ▲ +17.74% XRP $1.2166 ▲ +19.66% SOL $86.6300 ▲ +10.34%
S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,148 ▼0.59 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.44 ▲2.43 % ARI 4,538 ▼0.15 % S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,148 ▼0.59 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.44 ▲2.43 % ARI 4,538 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë

Një oficer policie i Virxhinias dhe një grup të huajsh ndihmuan në shpëtimin e një gruaje të bllokuar në makinën e saj në një gropë 2.5 metra të thellë në Norfolk.

Moment i shpëtimit u kap nga kamera e policisë ndërsa uji vërshoi brenda automjetit.

Shpëtimi ndodhi të martën pasdite dhe u kap nga kamera e trupit të oficerit AJ Stevenson, pasi një çarje në tubin kryesor të ujit shkaktoi hapjen e një grope 2.5 metra të thellë. Makina e një gruaje ra në gropë ndërsa uji vërshoi përreth saj, duke e bllokuar atë brenda.

Pa hezitim, oficeri Stevenson zbriti për ta arritur atë, ndërsa kalimtarët nxituan drejt tij për ta ndihmuar të qëndronte i sigurt.

“Menjëherë mendova se, duhet ta nxirrja nga ai automjet, dhe në një mënyrë ose në një tjetër do ta nxirrja”, tha Stevenson. Ai tha se po kalonte me makinë kur dëgjoi britma dhe menjëherë u ndal për të ndihmuar.

“Ndërsa po kaloja me makinë, dëgjova zonjën duke bërtitur për ndihmë dhe ndërsa u afrova pak më shumë, e pashë. Dhe thashë: ‘O Zot i madh, duhet ta nxjerr këtë zonjë jashtë’. Ky ishte mendimi im i pare”, shtoi ai.

Ndërsa oficeri Stevenson zbriti në gropë për të arritur gruan, Feldman dhe të tjerët u siguruan që oficeri të mund ta arrinte atë në mënyrë të sigurt dhe të dilte përsëri.

“U ula aty dhe po i kapa rripin sa më fort që munda, tha Feldman.

Stevenson tha se ndërsa ai mund të ketë qenë i pari që ndërhyri, ky shpëtim funksionoi vetëm sepse të panjohur ndërhynë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Po, ndoshta mund ta kisha bërë vetë, por ishte një përpjekje ekipore. U jam shumë mirënjohës qytetarëve që qëndruan pranë”, tha Stevenson.

A police officer rescued a woman after her car fell into a sinkhole caused by a burst water main in Virginia, US. Bodycam footage shows bystanders helping steady the officer as he pulled the driver to safety. pic.twitter.com/lo6nELlmS8

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.