☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.43 ▼1.78%
ARI 4,030 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,441 ▲ +0.05% ETH $2,331 ▲ +0% XRP $1.2892 ▼ -0.46% SOL $101.4800 ▲ +0.62%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.43 ▼1.78 % ARI 4,030 ▲0.54 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.43 ▼1.78 % ARI 4,030 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Europa

“Vandalët paguajnë”, Macron propozon gjoba deri në 10 mijë euro për protestuesit që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave

Presidenti Emmanuel Macron akuzohet nga sindikatat se po përpiqet të kufizojë të drejtën themelore të francezëve për të protestuar, ndërsa qeveria e tij po përshpejton miratimin e një projektligji të quajtur “Vandalët paguajnë”.

Projektligji parashikon që protestuesit të detyrohen të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga aktet e vandalizmit gjatë protestave, edhe nëse nuk i kanë shkaktuar vetë ato, raporton The Guardian.

Presidenti francez, i cili pritet të largohet nga pushteti pranverën e ardhshme, po përballet me më shumë se katër javë protesta. Gjatë tyre, nxënësit e shkollave të mesme kanë bllokuar institucionet arsimore, duke kërkuar zgjidhje për mungesat e mësuesve, riparimin e ndërtesave shkollore të vjetruara dhe të mirëmbajtura keq, si dhe ndryshime në platformën e aplikimeve për pranimin në universitete.

Në protestat e vazhdueshme janë bashkuar tashmë sindikatat dhe protestuesit e lëvizjes kundër qeverisë, të njohur si “Jelekët e Verdhë”, ndërsa kriza sociale po zgjerohet. Në qendër të pakënaqësisë janë gjendja e arsimit, rritja e kostos së jetesës dhe funksionimi i shërbimeve publike.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë vendosur kufizime për protestat, pas përplasjeve të rënda që ndodhën në fillim të këtij muaji, gjatë një prej ditëve më të dhunshme që Franca ka përjetuar vitet e fundit. Në atë kohë, protestat, të cilat në pjesën më të madhe po zhvilloheshin në mënyrë paqësore, u shoqëruan me plaçkitje, zjarre dhe akte vandalizmi ndaj ndërtesave publike.

Gjobat deri në 10 mijë euro, edhe për dëmet e shkaktuara nga të tjerët

Senati francez pritet të diskutojë këtë javë projektligjin e qeverisë, i njohur si “Vandalët paguajnë”.

Legjislacioni i propozuar parashikon që një protestues të mund të konsiderohet financiarisht përgjegjës për dëmet dhe aktet e vandalizmit, duke u detyruar të paguajë deri në 10 mijë euro, edhe nëse nuk i ka shkaktuar vetë dëmet.

Kjo mund të ndodhë nëse protestuesi vazhdon të protestojë pranë vendit ku kanë ndodhur incidentet ose nëse merr pjesë në të njëjtin grup me personat që kanë shkaktuar dëmet.

Projektligji parashikon gjithashtu zgjerimin e përdorimit të dronëve për mbikëqyrjen e protestave.

Kryeministri Sebastien Lecornu deklaroi se kjo nismë ligjore është “absolutisht e domosdoshme”, pas plaçkitjeve dhe zjarrvënieve që shoqëruan protestat e fundit në të gjithë Francën.

Projektligji ishte përgatitur fillimisht pas përplasjeve të dhunshme që pasuan fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, majin e kaluar.

Tashmë, qeveria po përpiqet të përshpejtojë miratimin e tij, në një kohë kur po has vështirësi për të vënë nën kontroll krizën sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.