🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.05 ▼0.08%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▲ +2.73% ETH $2,423 ▲ +4.59% XRP $1.3169 ▲ +2.97% SOL $96.0400 ▲ +2.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Ukraina godet një qendër ruse të raketave, Zelenksi: Po dëmtojmë infrastrukturën

Ukraina njofton se ka goditur disa objektiva strategjikë thellë në territorin rus, përfshirë një qendër të prodhimit të raketave hapësinore. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se operacioni synon të dobësojë potencialin ushtarak të Moskës. Ndërkohë, Rusia vijoi sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke lëshuar mbi 150 dronë gjatë natës.

Ukraina tha se ka goditur një qendër të rëndësishme ruse të raketave dhe teknologjisë hapësinore. Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi se objektivi ishte qendra “Progress Rocket and Space” në rajonin rus të Samarës. Sipas tij, sulmi u krye me raketa lundruese ukrainase FP-5 Flamingo.

Në këtë qendër prodhohen dhe operohen mjete lëshuese hapësinore, si dhe pajisje elektronike.

Ushtria ukrainase pretendon se raketat e prodhuara atje përdoren për vendosjen në orbitë të satelitëve ushtarakë, të zbulimit dhe komunikimit.

Sipas Ukrainës, nga kjo bazë operojnë avionët luftarakë MiG. Këta avionë mund të përdoren për lëshimin e raketave balistike.Një tjetër objektiv ishte një strukturë nafte, pranë kufirit me Estoninë.

Zelenskyy tha se sulmet janë pjesë e strategjisë ukrainase të goditjeve me rreze të gjatë ndaj Rusisë. Kiievi ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve ushtarake dhe energjetike brenda territorit rus. Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vijuar gjatë natës. Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia lëshoi 152 dronë dhe mjete të tjera ajrore pa pilot. Sipas Kievit, 124 prej tyre u rrëzuan ose u neutralizuan nga mbrojtja ajrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.