🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.99 ▲4.33%
ARI 4,126 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,018 ▼ -0.33% ETH $1,925 ▼ -0.72% XRP $1.1354 ▲ +0.15% SOL $77.4100 ▼ -1.11%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.99 ▲4.33 % ARI 4,126 ▲1.23 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.99 ▲4.33 % ARI 4,126 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm

KIEV, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar Oleksandr Syrskyin nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pas disa ditësh protestash, duke emëruar në vend të tij Mykhailo Drapatyin.

Lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky përmes një postimi në Telegram dje në mbrëmje.

Fillimisht, presidenti Zelensky kishte mbështetur Syrskyin, i cili mbante këtë detyrë që nga viti 2024, pavarësisht kritikave të shumta që mori pasi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, javën e kaluar.

Fedorov, 35 vjeç, e bëri publik konfliktin me Syrskyin, i cili është formuar ushtarakisht gjatë periudhës sovjetike.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte të bënte kryesisht me drejtimin e luftës.

Fedorov ishte lidhur ngushtë me zhvillimin dhe përdorimin e sulmeve me dronë kundër objektivave ruse, të cilat janë vlerësuar gjerësisht nga vendet perëndimore.

Zelensky falënderoi publikisht Syrskyin për shërbimin e tij ushtarak.

Përballë protestave të vazhdueshme pas largimit të Fedorovit, presidenti tha në platformën X se kishte zhvilluar bisedime disa ditore me drejtues ushtarakë.

Edhe të shtunën, në fjalimin e tij të përditshëm, Zelensky deklaroi se po dëgjonte reagimet e qytetarëve ndaj protestave dhe se kishte zhvilluar biseda të gjata si me Fedorovin, ashtu edhe me Syrskyin.

Sipas zëdhënësit të presidentit, Dmytro Lytvyn, presidenti Zelensky zhvilloi një tjetër takim me Fedorovin, por nuk u dhanë detaje nëse ai do të marrë një detyrë të re.

Për gjashtë ditë me radhë, mijëra protestues, kryesisht të rinj, dolën në rrugët e Kievit dhe qyteteve të tjera, duke kërkuar rikthimin e Fedorovit dhe largimin e Syrskyit nga drejtimi i ushtrisë.

Nga ana tjetër, Syrskyi gëzonte mbështetje edhe nga një pjesë e strukturave ushtarake.

Detyrën e ministrit të Mbrojtjes e ka marrë përkohësisht zyrtari i lartë Yevhen Khmara, kandidatura e të cilit duhet të miratohet ende nga parlamenti ukrainas.

Ukraina vazhdon të përballet me pushtimin rus në shkallë të plotë prej më shumë se katër vitesh. Syrskyi ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë që nga shkurti i vitit 2024.

Ushtaraku 60-vjeçar, me origjinë nga Rusia, u dallua veçanërisht në mbrojtjen e Kievit dhe kundërofensivën e suksesshme në rajonin e Kharkivit në vitin 2022.

Fedorov drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes që nga janari i këtij viti. Më parë, ai kishte qenë ministër i Transformimit Digjital, një institucion i krijuar në vitin 2019. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.