Europa

Romë, kryebashkiaku Marino bën prapakthehu. Dha dorëheqjen më 8 tetor

Kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino, i njollosur nga një skandal shpenzimesh të larta, bëri një kthesë të papritur 180 gradë nga vendimi i tij i 3 javëve më parë, kur dha dorëheqjen nga Bashkia e Romës nën presionin e kryeministrit Matteo Renzi, duke shkaktuar kështu trazira në Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

Marino vazhdon të mos e ketë mbështetjen e Renzit dhe, vendimi i tij për të vijuar luftën nga zyra dhe posti që mban ende, përbën një konflikt potencialisht shkatërrues për kryeministrin italian.

Në vend që t’i përkulej presionit nga kryeministri, Marino tha se ai duhej të mbronte arritjet e tij në krye të bashkisë së kryeqytetit, ku edhe aty duket se nuk e gëzon më shumicën, pasi pritet të nxisë këshilltarët e partisë së tij ta largojnë “me forcën e kartonëve” nga posti.

Për reporterët e pranishëm, ai deklaroi se dëshironte një “diskutim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe transparent” në “vendin e duhur të demokracisë”.

Marino, i cili e ka humbur popullaritetin vazhdimisht e në mënyrë të përshpejtuar që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, mohoi të ketë kryer ndonjë parregullsi në momentin që dha dorëheqjen më 8 tetor, pas akuzave se kishte tenderime të parregullta për disa shërbime. Qytetarët e Romës ankohen se shërbimet bazike të qytetit, si mbledhja e mbeturinave, mirëmbajtja e rrugëve dhe transporti urban janë përkeqësuar nën drejtimin e Marinos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button