☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,688 ▼ -0.28% ETH $2,457 ▼ -0.13% XRP $1.4106 ▼ -0.06% SOL $102.5700 ▲ +0.86%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Politika

“Unioni duhet të ndryshojë, ndryshe Shqipëria…”- Rama nga forumi: Falenderojmë Putinin, por ‘Titaniku’ s’po

Kryeministri Edi Rama ishte sot (5 shtator) pjesë e forumit “Inteligjenca e Botës” në Cernobbio të Italisë.

Ai u shpreh se vendi ynë është duke u përpjekur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por se jo gjithçka po shkon siç duhet.

“Ne jemi jashtë klubit dhe përpiqemi të hyjmë në klub. Nga një anë ndihemi të inkurajuar nga ky moment i ri dhe nga kjo atmosferë e re që për fat të keq duhet të falenderojmë Putinin, por nga ana tjetër shohim ende që ka diçka që nuk shkon sepse po, ka shumë përpjekje që po bëhen, por është një Mario tjetër që me këmbëngulje na thotë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Kjo është si të dëgjosh një muzikë të mrekullueshme, por Titaniku nuk po merr kthesën dhe para nesh është një ajsberg”, tha ai mes të tjerash.

Më tej ai kritikoi se Ballkani perëndimor po lihet jashtë, edhe pse diplomacia tregon të kundërtën.

“Flasim për një Europë dhe një treg, por nga ana tjetër në një dokument të fortë, Ballkani Perëndimor nuk ishte aspak i përfshirë në të. Kjo duket sikur është një vendim luks të na lësh jashtë. Ajo që vë re është një prirje nacionaliste e shumë vendeve që duhet të ishin fari i BE. Kjo është dëshpëruese sepse ishim ne ata që ishim nacionalistët.

Dëshpëruese të shohësh të na zmbrapsin sepse ka disa që na kushtëzojnë. Dëshpëruese të shohësh qeveri të moderuara demokratike që nuk janë plotësisht në krye në lëvizje sepse politika për një BE më të fortë e të bashkuar kushtëzohet nga ekstremet”, vijoi ai.

Në fund ai paralajmëroi se BE duhet të ndryshonte dhe u shpreh optimist për të ardhmen e Shqipërisë:

“Nuk besoj se 2027 do të na presë lumturisht me kompetencën e vetos nëse nuk ndryshon brenda BE-së, nuk do të ketë vend në BE për ne nëse nuk ndryshon diçka brenda Unionin”.

Rama mori pjesë në “Cernobbio” të Italisë, në Forumin prestigjoz ndërkombëtar, i ftuar në panelin “Agjenda për Europën”, kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja europiane e globale nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.