☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.04 ▲1.04%
ARI 4,145 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,366 ▲ +2.26% ETH $2,421 ▲ +3.87% XRP $1.3194 ▲ +2.35% SOL $96.5300 ▲ +3.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.04 ▲1.04 % ARI 4,145 ▲1.76 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.04 ▲1.04 % ARI 4,145 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët ushtarakë

Një valë kërcënimesh të dyshuara me bombë ka shkaktuar alarm në disa aeroporte evropiane këtë të enjte, duke detyruar devijimin e fluturimeve dhe ndërhyrjen e avionëve ushtarakë për shoqërimin e tyre.

Një prej rasteve u regjistrua në një fluturim të kompanisë irlandeze Aer Lingus, i cili udhëtonte nga Dublini drejt Romës. Pas raportimit të një kërcënimi të dyshuar me bombë, avioni ndryshoi itinerarin dhe u ul në mënyrë të sigurt në Évreux të Francës, i shoqëruar nga avionë ushtarakë francezë.

Sipas kryeministrit francez, Sebastien Lecornu, në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u nxorën në siguri. Në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e specializuara për çaktivizimin e bombave, ndërsa autoritetet franceze bënë të ditur se situata po monitorohej.

Ndërkohë, mediat italiane raportuan për kërcënime të ngjashme ndaj dy fluturimeve me destinacion Romën dhe një fluturimi nga Milano. Një aeroplan që udhëtonte nga Helsinki drejt kryeqytetit italian u ul i sigurt, nën shoqërimin e avionëve luftarakë italianë.

Alarmet nuk janë kufizuar vetëm në Francë dhe Itali. Një zëdhënës i kompanisë finlandeze Finnair bëri të ditur se ishte raportuar gjithashtu një kërcënim me bombë ndaj një fluturimi nga Helsinki drejt Vjenës, të operuar nga kompania Jettime. Avioni u ul në kryeqytetin austriak pa incidente.

Në Republikën Çeke, policia njoftoi se katër fluturime me destinacion Pragën ishin përballur me kërcënime me bombë, ndërsa autoritetet e aeroportit po përgatiteshin për mbërritjen e tyre.

Edhe Bullgaria u përfshi në këtë valë alarmesh. Ministria e Transportit bëri të ditur se ishin raportuar kërcënime me bombë ndaj tre fluturimeve të kompanisë Ryanair drejt Sofjes. Dy prej tyre, që vinin nga Kopenhaga dhe Madridi, u ulën në kryeqytetin bullgar, ndërsa avioni i tretë, që ishte nisur nga Londra, u devijua drejt Plovdivit.

Këto incidente vijnë vetëm dy ditë pasi rreth 10 fluturime në Evropë u përballën me kërcënime të ngjashme, duke shkaktuar edhe mbylljen e përkohshme të një aeroporti në Varshavë dhe ngritjen në ajër të avionëve ushtarakë në Itali.

Qeveria britanike i cilësoi incidentet e së martës si “kërcënime të rreme dashakeqe”. Megjithatë, autoritetet e vendeve të përfshira kanë vijuar procedurat e sigurisë dhe verifikimet për secilin rast.

Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar apo për gjetjen e mjeteve shpërthyese në avionët e përfshirë.

Fluturimet e prekura në të gjithë Evropën

Aer Lingus Dublin për në Romë , devijuar në bazën ajrore Evreux

Finnair Helsinki për në Romë , zbarkoi në Romë

Wizzair Milan për në Varshavë , devijuar për në Vjenë

LOT nga Varshava për në Bruksel , zbarkoi në Bruksel

Ryanair Copenhagen për në Sofje , zbarkoi në Sofje

Ryanair për në Madrid në Sofje , zbarkoi në Sofje

Ryanair London për në Sofje, i devijuar për në Plovdiv

Meanwhile, no aircraft have departed from Rome Fiumicino Airport (FCO) in the past 30 minutes. The reason for the disruption is currently unknown. https://t.co/XVIgI6R1Pa

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.