Valë sulmesh mes Izraelit dhe Iranit
eherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun. Ministri i Jashtëm iranian: Khamenei gëzon shëndet të plotë
Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit.
Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane.
Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe një operacion të gjerë sigurie brenda vendit. Sipas raportimeve, 20 persona janë arrestuar në qytetin Urmia, të akuzuar për spiunazh dhe për dërgimin e vendndodhjeve të objekteve ushtarake, policore dhe të sigurisë drejt Izraelit.
11:33 Valë sulmesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis sulme hakmarrëse me dronë ndaj Izraelit
Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim të vendit.
10:39 Ministri i Jashtëm i Iranit hedh poshtë zërat: Mojtaba Khamenei gëzon shëndet të plotë, kontrollon situatën e luftës
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka hedhur poshtë zërat se lideri i ri i vendit është plagosur, duke thënë se Mojtaba Khamenei gëzon “shëndet të mirë” dhe “e kontrollon plotësisht situatën”.
10:29 Për Iranin, ky konflikt ka të bëjë me mbijetesën, BBC: Ja cilat janë avantazhet e Teheranit
Në këtë përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme, Irani ka dy avantazhe kyçe: gjeografinë dhe qëndrueshmërinë e regjimit.
Edhe pse fuqia ushtarake e SHBA-së, duket shumë më e madhe, analiza e fitoreve vetëm bazuar në objektivat e goditura ose komandantët e vrarë është e gabuar. Ky konflikt nuk është thjesht për dominim ushtarak, për Iranin, bëhet fjalë për mbijetesën e regjimit, analizon BBC.
09:10 Dyshohen se ndanë vendndodhje ushtarake për Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran
20 persona janë arrestuar në veri të Iran, pasi dyshohet se kanë ndarë informacione të ndjeshme për Izraelin.
08:57 Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.
08:46 Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut
Ushtria iraniane ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë”.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.