Valon Lluka arrestohet nga policia, dyshohet për mashtrim e keqpërdorim
Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, siç konfirmojnë burimet e Klankosova.tv. Arrestimi lidhet me dyshime për një sërë veprash penale me natyrë ekonomike.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, i ka thënë Klankosova.tv se me urdhër të prokurorit të shtetit, personi me inicialet V.Ll. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi” (neni 323), “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” (neni 318), “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” (neni 284) dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme” (neni 285) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas prokurorisë, prokurori i rastit, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprime hetimore, ndërsa brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të vlerësojë masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.
Prokuroria thekson se personi i ndaluar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.