Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 27 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 89.40 ▼4.78%
ARI 4,485 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,346 ▼ -0.9% ETH $2,064 ▼ -0.5% XRP $1.3336 ▲ +0.14% SOL $84.0000 ▲ +0.19%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 89.40 ▼4.78 % ARI 4,485 ▼1.11 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 89.40 ▼4.78 % ARI 4,485 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Opinion

Vapa dhe Tirana që nuk është më!

Nga Artan Fuga

Të gjithë ankohen! Disa thonë ngrohja globale, mundet, disa vrima e ozonit, mundet, disa ndryshim klime në çdo mijëra vite, mundet! Nuk kam fuqi të merrem me këto ideologji!

Di një gjë: Edhe para 50 vitesh bënte kjo vapë në Tiranë. Ndalnin edhe shkollën, ose e fillonin në tetor. Aq shumë!

Por, Tirana atëhere kishte mbrojtëse kundër vapës që ne nuk i kemi. Ishte tjetër qytetërim që vinte nga vitet 30 dhe 40, vazhdoi edhe nja 30 vjet dhe pastaj politikat i kanë dhënë dërmën!

Cfarë avantazhesh kishte për freski?

1. Nuk kishte këtë beton që e përthith nxehtësinë ditën dhe e lëshon natën.

2. Nuk kishte këta qindra mure Berlini të bërë nga ndërtesa të larta që bllokojnë korrentet e ajrit, erërave, në verë, Veri – Jug dhe Perëndim – Lindje!

3. Nuk kishte këtë qarkullim kriminal veturash që veç ndotje, ngrejnë edhe temperaturat urbane.

4. Në zemër të qytetit kishte qindra e qindra bahçe dhe kopshtije me dhjetëra pemë, vërtetë miliona, e çfarë pemësh cilësore që thithnin gjithë gazin karbonik.

5. Mijëra puse me ujë të bollshëm që me vaditjet i jepnin qytetit freski.

6. Qyteti ishte i vogël relativisht dhe rrethohej nga një zonë tepër e gjërë rurale plot pyje, të prera tani, si edhe kultura bujqësore që e lidhnin qytetin me natyrën.

7. Nuk kishte nga këta kondicionerët që ftohin brenda dhe ngrohin jashtë në mënyrë skandaloze.

8. Ndërtesat ishin me çati dhe jo mbuluar me tarraca që të gjithë nxehtësinë e përcjellin vertikalisht kat më kat.

9. Njerëzit në shumicën e rasteve punonin në banesë, si qytetërim artizanal, dhe nuk kishin nevojë t’u hipnin autobuzave në zheg të vapës duke u bërë telef!

10. Raporti midis hapësirave të ndërtuara dhe hapësira rrethuese pa ndërtime ishte ku e ku më i ekuilibruar sesa tani.

11. Avujt e shumtë të qytetit apo të zonave përreth përplasnin masat e ngrohta në malin e Dajtit dhe atje cdo ditë mblidheshin retë që cdo ditë, aty nga ora pesë a gjashtë jepnin një shi behari të fortë që të këndjellte zemrën e kështu pa fund!

I mësojnë fëmijëve këtë histori në shkollë? Apo ju mësojnë budalliqe jo komunizmi, jo kapitalizmi, jo feudalizmi?

Thonë se një rritje prej dy gradësh në qytet sjell çrregullime mendore te njerëzit. Sidomos agresivitet! Jemi më agresivë apo nuk jemi?

Ankoheni nga vapa? Kujtoni se është fatalitet? Jo, jo, ne e kemi shkaktuar!

Zoti nuk e ndëshkoi Adamin dhe Evën. Nuk ndëshkon Zoti. Zoti vetëm sa iu tha që më këto që po bëni do të vuani!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.