☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.14 ▼0.19%
ARI 4,399 ▲2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,972 ▲ +0.75% ETH $1,914 ▲ +0.35% XRP $1.0251 ▼ -0.91% SOL $73.8100 ▲ +1.26%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.14 ▼0.19 % ARI 4,399 ▲2.32 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.14 ▼0.19 % ARI 4,399 ▲2.32 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vazhdon ngërçi politik, analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme

Vatrat e bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja po përballen me refuzimet e para të prera. Për dallim nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike refuzoi t`i shkonte në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e bërë të qartë, se për shkak të dallimeve të thella programore dhe konceptuale, do të qëndrojë në opozitë. Ndërkohë, një takim i ngjashëm ka dështuar të realizohet edhe me Aleancën.

Analistët paralajmërojnë se nëse partitë nuk lëvizin nga pozicionet e tyre fillestare, skenari i vetëm i mbetur në tryezë do të jetë ai që askush nuk e dëshiron: një tjetër cikël i parakohshëm zgjedhor.

Për dallim nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Përmes një letre zyrtare, PDK-ja bëri të ditur se për shkak të dallimeve të thella programore dhe konceptuale, do të qëndrojë në opozitë. Në njoftimin zyrtar PDK, nënvizon se do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, një takim i ngjashëm ka dështuar të realizohet edhe me Aleancën. Deputeti Burim Ramadani, ka shkruar se arsyeja pse nuk po konstituohet Kuvendi është se Vetëvendosje nuk i ka 61 vota për këtë.

Njohës të politikës kritikojnë gjithë spektrin politik për ngërçin e krijuar politik tashmë që gati 2 vjet.

“Kjo tregon mungesë totale të kulturës dhe këtë po e paguajmë ne si popull sepse jemi në bllokadë që gati dy vite”, tha Adrian Zeqiri, njohës i politikës.

Duke i parë këto qëndrime të ngurta të partive politike, analistët vlerësojnë se ka mjaft pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për postin e presidentit. Sipas ekspertëve, pozicionet e prera si të partnerëve potencialë të koalicionit, ashtu edhe të opozitës, po e çojnë vendin drejt një ngërçi të ri e të zgjatur politik.

“Nuk ka dallim kërkesat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po i jep blanko votat Lëvizjes Vetëvendosje duke mos kërkuar asnjë pozitë ministrore, dhe këtyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës që jam i bindur se do t’i parashtrojnë kërkesat e këtilla dhe njëkohësisht duke kërkuar pozita politike në ndarjen e pushtetit. Prandaj janë këto dinamika shumë më të gjëra që unë besoj që nuk do të mund të tejkalohen aq lehtë ndërmjet këtyre dy subjekteve politike dhe që japin pak shpresë”, thotë Afrim Kasolli, njohës i politikës.

Në mungesë të institucioneve, Kosova tashmë ka humbuar dhjetëra miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian, derisa paralajmërohen edhe pasoja për zhvillimin ekonomik të vendit e pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /rtk/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.