☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,730 ▼ -4.06% ETH $2,442 ▼ -3.36% XRP $1.3796 ▼ -5.78% SOL $104.0000 ▼ -4.9%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

Vdekja e Maradonës, zbulohen dëshmi tronditëse nga ekipi mjekësor

Ikona e futbollit Diego Maradona vuante nga çrregullimi bipolar dhe çrregullimi narcisist i personalitetit, sipas një dëshmie të dhënë në gjyqin që po

Ikona e futbollit Diego Maradona vuante nga çrregullimi bipolar dhe çrregullimi narcisist i personalitetit, sipas një dëshmie të dhënë në gjyqin që po zhvillohet për vdekjen e tij. Lajmi është raportuar nga ANSA, duke iu referuar burimeve të AFP-së.

Psikologu Carlos Diaz, pjesë e ekipit mjekësor të Maradonës, dëshmoi në gjykatën e San Isidro në Buenos Aires, ku disa profesionistë shëndetësorë po përballen me akuza për neglizhencë të mundshme në trajtimin e legjendës argjentinase.

Ai deklaroi se përveç varësisë nga alkooli dhe substancat psikotrope, ish-futbollisti përballej edhe me probleme të tjera të rënda të shëndetit mendor. “Në rastin e Maradonës, përveç varësisë së tij nga alkooli dhe drogat psikotrope, na u desh të trajtonim çrregullimin e tij bipolar dhe çrregullimin narcisist të personalitetit”, tha Diaz.

Sipas tij, përdorimi i substancave ishte i lidhur ngushtë me karrierën dhe mënyrën si ai përballonte frustrimet.

“Më thanë se abuzimi i tij me substancat ishte i lidhur ngushtë me sukseset e tij sportive dhe se, përballë frustrimit, ai nuk dinte si ta përballonte atë”, u shpreh ai, duke shtuar gjithashtu se “ai donte të detoksifikohej” në muajt e fundit të jetës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.