🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.12 ▲0%
ARI 4,095 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +4.43% ETH $2,423 ▲ +6.52% XRP $1.3047 ▲ +3.47% SOL $95.9600 ▲ +3.77%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▲0 % ARI 4,095 ▲0.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▲0 % ARI 4,095 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Europa

Vdekja e shqiptares në Greqi, spitali në Kefalonia hedh poshtë akuzat: Të nisin hetimet, ne përmbushëm detyrën

Mjekët mohojnë ankesat që janë bërë në lidhje me mosfunksionimin e Reparteve të Urgjencës së spitalit të Kefalonisë. Ankesat janë bërë nga një grua anonime pas vdekjes së 19-vjeçares shqiptare Myrto. Sindikata e Punonjësve të Spitalit të Përgjithshëm të Kefalonisë po kërkon që të hetohet rasti.

Sipas ankesave, mjekët janë thirrur në spital dhe nuk është marrë askush me Myrton, akuza të cilat janë mohuar zyrtarisht.

Me dokumentin e saj zyrtar, Sindikata po kërkon hetimin e identitetit të një gruaje që u shfaq në një emision televiziv si infermiere, duke bërë akuza në lidhje me funksionimin e Repartit të Urgjencës në rastin e 19-vjeçares.

“Kjo zonjë, e cila po hiqej si infermiere, ndoshta për arsye të panjohura për të, deklaroi në mënyrë të rreme se mjekët nuk ishin të pranishëm në urgjencë kur vajza fatkeqe 19-vjeçare mbërriti me ambulancën e EKAB, bazuar në dëshmitë e stafit infermieror në detyrë.

Sipas asaj që tha në emision, ajo nuk ishte e pranishme në incident në mënyrë që të mund të bënte konstatime në lidhje me praninë e mjekëve në urgjencë, por edhe gjendjen në të cilën ndodhej vajza 19-vjeçare në kohën e mbërritjes së saj në urgjencë”, thuhet në reagim.

Ata kërkojnë hetimin e së vërtetës në lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe rivendosjen e nderit dhe prestigjit të punonjësve të Shërbimit Infermieror të Spitalit të Përgjithshëm të Kefalonias.

Spitali i Kefalonisë tha se mjekët dhe stafi infermieror vepruan në mënyrë shembullore. Administrata e spitalit vëren se stafi e përmbushi plotësisht detyrën e tij.

The post Vdekja e shqiptares në Greqi, spitali në Kefalonia hedh poshtë akuzat: Të nisin hetimet, ne përmbushëm detyrën appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.