☁️
Tiranë 26°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,401 ▲ +3.89% ETH $2,648 ▲ +5.06% XRP $1.4119 ▲ +5.55% SOL $112.1000 ▲ +5.42%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen

Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e mjekeve, Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Lajmin e raporton gazetarja Anila Hoxha.

Ata u cilësuan fajtorë për mjekim të pakujdesshëm në dëm të Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha.

Gjykata e Lartë thekson në vendim se “mjekët nuk kryen ekzaminimet e nevojshme dhe për këtë arsye pacientja humbi jetën, pas lindjes së fëmijës së parë”.

Vendimi i Apelit dhe ngjarja që trazoi opinionin shqiptar

Burba u dënua me 1 vit burgim, i cili iu konvertua në dy vite shërbim prove, ndërsa iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhe prej dy vitesh. Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burgim, që iu konvertua në shërbim prove prej 1 viti.

Mjekja Burba iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, por, kjo e fundit pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi vendosi të mos e pranojë atë, për shkak se nuk konstatoi asnjë shkelje. Sipas Gjykatës së Lartë, argumentet e dhëna nga gjykata e apelit janë të drejta dhe rrjedhojë e një analizë të kujdesshme dhe në respekt të ligjit.

Sipas Gjykatës supreme, Apeli ka konstatuar se mjekët kanë kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj pacientes Dorjana Haka, për shkak se nuk i kanë kryer testet e nevojshme, përpara se ajo ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

“Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientes së ndjerë Dorjana Haka mund të ishte shmangur, nëse personeli mjekësor, përfshirë dy të pandehurit në këtë proces, do të kishin kryer Testet e koagulimit përpara realizimit të interventit kirurgjikal”, thekson gjykata e Lartë.

“Të pandehurit, Anestezistja Elona Burba dhe Kirurgu Obstetër Petrit Rexhepi, ishin përpara një operacioni të planifikuar, pra ata kishin në dispozicion gjithë kohën e nevojshme që të siguroheshin se pacientes Dorjana Haka iu kryen të gjitha analizat dhe ekzaminimet mjekësore të parashikuara nga protokolli mjekësor në fuqi”, theksohet në vendim. Më tej gjykata supreme argumenton se “moskryerja e Testit të koagulimit tek pacientja e ndjerë Dorjana Haka, përpara ndërhyrjes së interventit Kirurgjikal përbën neglizhencë mjekësore të pajustifikueshme.”.

Më tej në vendim thuhet se ndryshe nga sa pretendohet nga të pandehurit, nuk rezulton të jetë zbatuar protokolli mjekësor për pacienten. “Po ashtu, nuk qëndron pretendimi se ndodhemi përballë komplikacioneve objektivisht të pashmangshme sipas shkencës mjekësore, pasi protokolli mjekësor parashikonte kryerjen e testit të koagulimit, me qëllim shmangin e një komplikacioni të tillë të mundshëm”, theksohet në vendin.

Dorjana Haka solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë më 4 nëntor 2014. Tri ditë më vonë ajo pësoi komplikacione dhe u trasferua nga njëri spital në tjetrin. Dorjana Haka ndërroi jetë ditën e 16 të shtrimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Denoncimi për mjekim të pakujdesshëm u bë nga babai të ndjerës. Familja e Dorjana Hakës prej vitesh ka qëndruar në dyert e gjykatave me shpresën për të gjetur drejtësi për humbjen e jetës së të afërmve së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.