☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,132 ▼ -5.34% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1983 ▼ -9.08% SOL $90.0800 ▼ -7%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

Vdes 8-vjeçarja nga Luiziana, u prek nga infeksioni i rrallë ku uji i kontaminuar arrin në tru

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana ka humbur jetën pasi u infektua me amebën e rrallë Naegleria fowleri, e njohur si “ameba trungrënëse”. Besohet se infeksioni ndodhi pasi ajo notoi në një liqen.

Lillian Smart nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, njoftuan prindërit e saj.

“Mbrëmë Lillian vrapoi nga krahët tanë në krahët e Jezusit”, shkroi familja e saj në Facebook, duke shtuar se dëmtimet në trurin e vajzës ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës njoftoi javën e kaluar se një banor i zonës dyshohej se ishte infektuar me Naegleria fowleri gjatë notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston.

Ameba gjendet në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru. Sipas autoriteteve, ajo nuk shkakton infeksion nëse gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e cilësoi infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.