🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vdes një 61-vjeçar në Viti pas rrëshqitjes në ballkon gjatë motit të lig, lëndohen edhe dy persona

Një 61-vjeçar ka humbur jetën të martën në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur një burrë, i lindur në vitin 1965, dyshohet se ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, duke pësuar lëndime në kokë.

“I njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete”, ka deklaruar Osmani.

Ai bëri të ditur se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkohë, si pasojë e motit të lig, edhe dy persona të tjerë nga fshati Pozheran kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyert hyrëse të oborrit të tyre janë rrëzuar nga kushtet atmosferike.

Sipas Policisë, ata kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që gjatë motit të paqëndrueshëm të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.