🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.81 ▼14.29%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,659 ▲ +4.11% ETH $2,244 ▲ +6.27% XRP $1.3793 ▲ +4.69% SOL $84.6000 ▲ +5.86%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Veliaj:Qytetarët në vendimmarrje, standard i bashkisë

Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje ka qënë qëllimi i një memorandumi të nënshkruar mes bashkisë së Tiranës, Këshillit të Europës dhe Ambasadës Zvicerane.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Claus Neukirch dhe ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, gjatë një takimi ku mori pjesë edhe eksperti zviceran,  Andreas Gross.

“Kjo është një marrëveshje që synon të bëjë më mirë atë që tashmë po e bën Bashkia e Tiranës. Ne kemi pasur disa eksperienca fantastike, të asaj që ne e quajmë demokracia me pjesëmarrje. Disa momente kyçe ku ne e kemi zbatuar demokracinë direkte ishte hartimi i buxhetit me pjesëmarrje, ku qytetarët propozojnë buxhetin, pastaj votojnë në forume publike, miratojnë propozimet tona për buxhetin, për shpenzime, për investime etj”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Z. Veliaj tha se bashkia e Tiranës e ka bërë standard të sajin marrjen e mendimit të qytetarëve nëpërmjet konsultimeve të hapura dhe të gjithëanshme për projektet e saj, që kanë  një impakt të madh dhe të drejt për drejtë tek qytetarët.

Ai shtoi se eksperienca që Bashkia e Tiranës realizoi gjatë diskutimeve për Planin e Përgjithshëm Vendor apo edhe për projektin e sheshit “Skëndërbej” të shërbej edhe si një udhërrëfyes për bashkitë e tjera, për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

“Shpresoj shumë që standardi që vendosëm në Tiranë, e them këtë edhe si Kryetari Shoqatës së Bashkive, të jetë një standard që e aplikojmë edhe në bashkitë e tjera, si dhe një shembull që mund të përsëritet sepse besoj që demokracia duhet trajtuar jo si një sport që ndodh njëherë në katër vjet në kutitë e votimit, por si një aktivitet i përditshëm për të ruajtur shëndetin demokratik të vendit dhe të qyteteve tona”, tha Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.