Kronika

Vendet me numrin më të lartë të vetëvrasjeve, ja ku renditet Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se rreth 800 mijë njerëz kryejnë vetëvrasje në mbarë botën, çdo vit. Ky ishte edhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes së moshës 15-29 vjeç në vitin 2012.

Ndërkohë, vendi me vetëvrasje më të lartë është Guyana, me 42 persona për çdo 100 000 të vdekur nga qëllimet e vetëlëndimit. Ndërkohë duke përdorur të dhëna e OBSH-së, Jakub Marian ka krijuar një hartë për të krahasuar normat e vetëvrasjes në Europë.

Vendet e Europës lindore duket se kanë normat më të larta, me Lituaninë që ka shkallën 28.2 personash në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka një normë prej 6.2. Shqipëria e ka 5.9.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një normë vetëvrasjeje 12.1 persona për 100 000, dhe Kina me 7.8.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button