☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,064 ▼ -0.47% ETH $2,626 ▼ -0.51% XRP $1.4041 ▼ -1.81% SOL $109.3600 ▼ -1.6%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Opinion

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

Nga Mero Baze

Një nga arsyet themelore që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, ose “mekanizmit të posaçëm”, ishte nevoja që pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t të Europës të mos mbeteshin akuza politike apo konstatime të një raporti parlamentar, por t’i nënshtroheshin një hetimi penal të pavarur dhe, aty ku hetimi prodhonte prova të mjaftueshme, një procesi gjyqësor.

Vetë Gjykata e thotë në faqen e saj se juridiksioni i saj lidhet me krimet që kanë lidhje me pretendimet e raportuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të 7 janarit 2011.

Fillimisht këtë detyrë e mori SITF-ja, Task Forca Hetimore Speciale, ndërsa Dhomat e Specializuara u krijuan më pas si institucioni gjyqësor ku do të shqyrtoheshin çështjet që rezultonin nga këto hetime.

Në zemër të raportit të Dick Marty-t ishte akuza për veprimtari kriminale të UÇK-së, trafiku i organeve, Shtëpia e Verdhë dhe një sërë faktesh të inskenuara që kalonin dhe fantazinë e regjisorëve më të mirë të Hollywood-it.

Kjo ishte arsyeja që nga raporti u shkua tek një rezolutë e Asamblesë Parlamentare, pastaj tek Prokurori Special dhe më pas tek Gjykata Speciale.

Tani që Gjykata Speciale e dha verdiktin e saj, e vetmja gjë që nuk përmendet janë arsyet përse ajo ishte krijuar.

Ato janë rrëzuar në start dhe nuk përmenden më as trafiku i organeve, as krimet masive ndaj serbëve dhe as shpikjet e shefave të policisë serbe që janë hartues të atij raporti.

Natyrisht që kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe një triumf i së vërtetës ndaj gënjeshtrave që u ngritën në sistem institucional, dhe kur një proces hetimi i bie arsyes për të cilën ka filluar, ai në fakt duhet të shpallet i mbyllur.

Krimet ndaj personit, apo gjetje të tjera kriminale që prokurori Smith dhe kolegët e tij pretendojnë që kanë gjetur për ish-krerët e UÇK-së, mund t’ia delegonin në këtë rast Prokurorisë së Kosovës, pasi ata nuk u krijuan për ta dubluar atë, por për të hetuar akuzat e mëdha që trondisnin themelin e arsyes për të cilën nisi lufta në Kosovë.

Devijimi nga akuza të përbindshme, nga trafikim organesh dhe krime kundër njerëzimit, në krime ndaj personit, dhe shpallja grup kriminal e katër udhëheqësve të UÇK-së, është një gjah i dalë rrugës, i paverifikueshëm në standardin që kërkon një akuzë kaq brutale për disa figura politike.

Pra, Dick Marty, Rezoluta e Këshillit të Europës apo dhe vetë krijimi i Gjykatës Speciale patën qëllim të vrisnin Kosovën, por meqë nuk gjetën asnjë fakt, po përpiqen të vrasin rrugës udhëheqësit e UÇK-së. Kjo është të dalësh për gjah të vrasësh një ari, e meqë nuk mund ta vrasësh atë, vret ç’të dalë para. Arsyet për të cilat Gjykata u ngrit vdiqën para përfundimit të gjyqit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.