⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz: Do të vijojmë reformat pavarësisht goditjeve elektorale

BERLIN, 20 shtator / ATSH -AFP/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz është përballur me një tjetër goditje politike pas zgjedhjeve rajonale në Berlin dhe në landin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ku rezultatet paraprake tregojnë humbje të partisë së tij CDU.

Në Berlin, sondazhet në dalje të qendrave të votimit nxjerrin partinë e majtë Die Linke në avantazh ndaj CDU-së së Merzit. Ndërkohë, në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, partia e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të renditet e para, me një epërsi të ngushtë ndaj Partisë Socialdemokrate (SPD).

Rezultatet përbëjnë një sfidë të re për kancelarin Merz, i cili ndodhet në detyrë prej rreth 16 muajsh.

Zgjedhjet rajonale vijnë në një periudhë kur qeveria gjermane përballet me presion politik dhe debate mbi drejtimin e vendit.

Vetë Merz e cilësoi rezultatin e CDU-së si një “katastrofë”, duke pranuar vështirësitë e partisë në zgjedhjet e fundit.

Megjithatë, kancelari deklaroi se do të vazhdojë me axhendën e tij të reformave, pavarësisht pengesave elektorale.

“Ne do të vazhdojmë përpara”, është mesazhi i Merzit, i cili synon të ruajë fokusin te programi i qeverisë dhe zbatimi i reformave të premtuara.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë rritur vëmendjen ndaj së ardhmes politike të kancelarit dhe aftësisë së CDU-së për të ruajtur mbështetjen e votuesve.

Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim për dorëheqjen e Merzit.

Suksesi i AfD-së në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore dhe rezultatet në Berlin pritet të nxisin debate të reja mbi ekuilibrat politikë në Gjermani, ndërsa partitë tradicionale përballen me një konkurrencë në rritje nga forcat e krahut të djathtë dhe të majtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.