Rajoni

Vetëm VMRO-DPMNE kundër qëndrimit të ambasadorëve për shtyrjen e zgjedhjeve

aaaaVMRO-DPMNE ka dalë kundër vlerësimit të ambasadoreve te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së  në Maqedoni se nuk ka kushte për mbajtjn e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill. “Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së nuk prezantuan asnjë argument të vetëm serioz në materialin ku thone se Maqedonia nuk eshte e gatshme për zgjedhje. Është  e qartë se bëhet fjalë për vlerësim të bazuar në vendim politik e jo në fakte- shprehet partia ne pushtet VMRO-DPMNE. Gjatë ditëve të kaluara, në komunikimin intensiv me ta, në të gjitha nivelet, jemi bindur se nuk ka argumente të qëndrueshme për shtyrjen e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e VMRO-DMNE-së. Veç kësaj, VMRO-ja vlerëson se qëndrime te Tilla të bashkësisë ndërkombëtare mund të përshkallëzojnë gjendjen në vend. Por, nga LSDM-ja kanë përsëritur qëndrimin se zgjedhje më 24 prill nuk mund të ketë. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se opozita nuk do të rrijë duarkryq nëse VMRO-ja megjithatë vendos që të organizoje zgjedhje më 24 prill.

“Gruevski mbrëmë iku nga vlersimi objektiv dhe nuk dëshiroi të ballafaqohet me të vërtetën. Zgjedhje korrekte më 24 prill nuk mund të ketë. Çfarëdo këmbëngulje për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill vetëm për shkak të shpëtimit të pushtetit do të shkaktonte zhytjen e vendit  në një krizë edhe më të thellë.

Edhe dy partitë shqiptare PDSH dhe BDI mbështesin qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë se nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill. Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit pritet të hyjë në fuqi të martën në mesnatë, i cili mund të anulohet vetëm nëse caktohet një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të një numri të caktuar të deputetëve apo të kryeministrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button