VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka
Pamje shqetësuese vijnë nga Tirana, ku protesta e ditës së tretë ka vijuar të shoqërohet me akte dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe sulme ndaj bizneseve.
Në disa zona të kryeqytetit, frika nga përshkallëzimi i situatës ka detyruar tregtarët të mbyllin aktivitetet, ndërsa qyteti përballet me tensione dhe pasiguri.
Qepenët e ulur, dyqanet e mbyllura dhe pronarët që përpiqen të mbrojnë atë që kanë ndërtuar me vite janë bërë pjesë e realitetit të këtyre ditëve.
Disa biznese u janë drejtuar protestuesve përmes mesazheve të vendosura mbi qepenë, duke u kërkuar të mos dëmtojnë pronën e tyre.
Ndërkohë, sulmet ndaj institucioneve, plaçkitjet e bizneseve dhe dëmtimi i infrastrukturës kanë rënduar situatën në kryeqytet. Përtej përplasjes politike, pasojat po ndihen edhe nga qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët përballen me pasigurinë për pronën, aktivitetin ekonomik dhe sigurinë e përditshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.