VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, u bë pjesë e një momenti tepër viral në rrjetet sociale.
Përpara sfidës së parë të kampionatit me Bournemouth, sulmuesi norvegjez postoi një video ku shfaqet duke prerë flokët e tij ikonikë.

Më pas, Haaland shfaqet duke telefonuar Pep Guardiolën dhe Zlatan Ibrahimovic, me të dy ata që u surprizuan nga ky veprim i norvegjezit.

Gjithsesi, “artistja” e kësaj vepre ishte një parukiere shqiptare. Ajo është Juna Ademi, e cila gjithashtu ka postuar videon ku i pret flokët Haalandit.

Në postimin e saj, Ademi shkruan:
“Një nga eksperiencat më të bukura. Faleminderit”, ndërsa gjithashtu ajo ndau dhe një foto nga momenti ku sërish falënderon sulmuesin norvegjez.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.