☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.09 ▲1.01%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,921 ▼ -1.6% ETH $2,431 ▼ -3.11% XRP $1.3269 ▼ -3.35% SOL $104.2000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Dhuna në protestë, ministri Gogu: Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridi

Edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar për aktet e dhunës tek godina e institucionit që drejton ditën e sotme.

“Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridike falas”, shkruan ai mes të tjerash në reagim, teksa e shoqëron edhe me pamje.

Reagimi i Toni Gogut:

“Fatmirësisht, asnjë punonjës nuk është lënduar. Falënderoj zjarrfikësit dhe punonjësit e Policisë që ndërhynë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të kufizuar dëmet.

Në atë zyrë vijnë njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë një avokat. Pensionistë, nëna të vetme, të rinj, viktima të dhunës. Njerëz që kërkojnë ndihmë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Dëmin më të rëndë nuk e pëson qeveria. E pësojnë njerëzit që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Djegia e një zyre publike nuk është ushtrim i së drejtës së protestës. Përgjegjësitë individuale u takon t’i përcaktojnë organet kompetente, sipas ligjit.

Por dua të jem po aq i qartë për diçka tjetër. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë përgjigje për arsimin, punën dhe të ardhmen e tyre. Ata nuk mund dhe nuk duhet të identifikohen me personat që po përdorin dhunë.

Nesër, ndihma juridike falas do të vazhdojë. Qytetarët do të mund ta marrin shërbimin te Hyrja e Ministrisë së Drejtësisë / 0800 10 10.

Zyrën do ta rindërtojmë. Shërbimi nuk ndalet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.