☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.11 ▲1.03%
ARI 4,121 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,753 ▼ -2.01% ETH $2,416 ▼ -3.79% XRP $1.3249 ▼ -3.29% SOL $104.1000 ▼ -2.82%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.11 ▲1.03 % ARI 4,121 ▼1.34 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.11 ▲1.03 % ARI 4,121 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC News protestën e dhunshme, ku studentët janë përplasur me policinë dhe kanë sulmuar institucione shtetërore e biznese private.

Çupi i cilësoi protestuesit si grupe të pakontrolluara, duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. Ai ngriti pretendime për përfshirjen e grupimeve nga Tetova dhe Vetëvendosja, ndërsa akuzoi Sali Berishën se është përfitues dhe i përfshirë në protestë.

“Këta njerëz të pakontrolluar. Këta nuk janë aspak studentë. Nesër mund të jenë më keq. Këta njerëz të pakontrolluar mund të nisin të vrasin edhe njerëz të pakontrolluar në rrugë. Këta mund të jenë një grupim çnjerëzor, gjakatarësh.

Kjo nuk është aspak e tepër të mendosh që kjo dorë është e fuqishme. Grupime që vijnë nga Tetova dhe nga Vetëvendosja, të gjithë ata që janë me kapuç të zinj janë të Vetëvendosjes, ne kemi një grup të tij që kanë krijuar një grusht shteti në Shqipëri. Saliu është përfitues dhe është dorë brenda protestës”, tha Çupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.