🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.42 ▲1.36%
ARI 4,031 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,636 ▲ +3.15% ETH $1,874 ▲ +4.92% XRP $1.1064 ▲ +3.41% SOL $77.3700 ▲ +2.71%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.42 ▲1.36 % ARI 4,031 ▼0.96 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.42 ▲1.36 % ARI 4,031 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

Historiani dhe studiuesi Edon Qesari, i ftuar në Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, thotë se Shqipëria deri më tani ka qenë relativisht e mbrojtur nga formacione të qarta të ekstremit nacionalist, por kjo nuk do të thotë se shoqëria është imune ndaj tyre.

Sipas Qesarit, ndryshe nga disa vende të tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka pasur deri sot një parti parlamentare të ngjashme me formacione si Agimi i Artë në Greqi. Megjithatë, ai thekson se mungesa e një partie të tillë nuk duhet lexuar si provë se shoqëria shqiptare është e mbrojtur nga ekstremizmi i djathtë apo neofashizmi.

“Nuk e quaj të pamundur, sepse gjykoj që ai është një djep i cili është ende i pashfrytëzuar,” thotë ai.

Qesari paralajmëron se në Shqipëri ekzistojnë ndjenja dhe pakënaqësi që mund të shfrytëzohen politikisht përmes premtimeve të shpejta nacionaliste. Një nga format e mundshme, sipas tij, është ideja se projektet nacionaliste mund të paraqiten si zgjidhje për të gjitha problemet sociale, historike dhe politike.

“Nuk kemi patur një parti të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit. Nuk ka patur asnjëherë, të paktën në skenën parlamentare parti si Agimi i Artë në Greqi, për shembull, por nuk e quaj të pamundur, sepse gjykoj që ai është një djep i cili është ende i pashfrytëzuar, ai i këtyre lloj ndjenjave, të cilat mund të perceptohen si përgjigje e shpejtë: krijojmë Shqipërinë etnike dhe kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet e tjera të tashme, të shkuara po e po, por mund t’i japë edhe një zgjidhje për të ardhmen,” shprehet Qesari.

Qesari argumenton se mungesa e një partie të qartë të ekstremit të djathtë në Shqipëri deri më sot lidhet më shumë me kufizimet dhe mungesën e imagjinatës së klasës politike sesa me ndonjë imunitet të shoqërisë shqiptare.

“Fakti që nuk është krijuar diçka e tillë, e gjykoj më tepër pasojë të një fantazie të munguar në botën politike shqiptare, sesa rrjedhojë të faktit që shoqëria shqiptare është imune ndaj këtyre fenomeneve, ndaj këtyre neofashizmave,” shprehet ai.

Në këtë kontekst, Qesari paralajmëron se aktorë që nuk kanë gjetur hapësirë në partitë ekzistuese mund të përpiqen të përdorin ndër të tjera edhe protestën aktuale si rrugë hyrjeje në skenën politike.

“Aktorë që nuk kanë pasur derë të hapur në partitë e tanishme politike, mund të shfrytëzojnë hyrjen nga dritarja e protestës, për shembull” shprehet Qesari.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.