VIDEO/ Lëndohet një efektiv policie, kolegët i vijnë në ndihmë
Një efektiv policie është lënduar gjatë zhvillimeve të protestës kombëtare në sheshin “Skënderbej”, ku prej disa orësh vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Efektivi është shtrirë në pllakat e sheshit, ndërsa disa prej kolegëve të tij janë afruar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Në pamjet nga vendngjarja, efektivët e pajisur me helmeta dhe mburoja shihen të përkulur pranë kolegut të tyre, ndërsa në sfond dallohen forca të tjera policore.
Në shesh ka mbërritur edhe një ambulancë për t’i ofruar ndihmë mjekësore efektivit të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat e sakta në të cilat është dëmtuar punonjësi i policisë dhe as gjendja e tij shëndetësore.
Incidenti është regjistruar gjatë aksionit të forcave të rendit për largimin e protestuesve nga sheshi “Skënderbej”, ku janë angazhuar dhjetëra efektivë dhe autobotë uji.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.