☁️
Tiranë 30°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,366 ▼ -1.18% ETH $2,572 ▼ -2.69% XRP $1.3775 ▼ -3.35% SOL $108.1400 ▼ -3.35%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Politika

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Facebook një video të një zonje, e cila duket teksa reciton disa vargje për diktatorin. Përmes këtij postimi, Koreshi denoncon faktin se, sipas tij, propagandë komuniste po bëhet në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

Në pamje të parë, vargjet e publikuara nga deputeti i PD-së tingëllojnë si ato tipike të periudhës së komunizmit. Por në emailin e VNA ka mbërritur videoja e plotë e zonjës, e cila identifikohet me emrin Flora Ngucaj. Dhe aty tabloja ndryshon tërësisht.

Në fjalimin e saj të gjatë, Flora Ngucaj tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë regjimit komunist. Ajo e identifikon Enver Hoxhën me emrin “diktator”, ndërsa vargjet që lexon, dhe që deputeti i PD-së ka shkëputur e publikuar, janë shkruar nga babai i saj në mënyrë metaforike për ditën kur diktatori vdiq.

Pra, ajo që në videon e shkurtuar paraqitet si recitim nostalgjik për komunizmin, në videon e plotë rezulton të jetë pjesë e një rrëfimi personal mbi vuajtjen, kujtesën familjare dhe raportin me diktaturën.

Mund të ketë shumë opinione për metaforën e përdorur. Mund të diskutohet edhe cilësia e vargjeve, mënyra e leximit apo forma e zgjedhur për të treguar atë histori. Por kur vargjet shkëputen nga konteksti, siç i ka publikuar Saimir Koreshi, kuptimi i tyre përmbyset.

Në këtë rast, problemi nuk është vetëm një keqkuptim. Është përdorimi politik i një fragmenti të prerë, duke i vendosur një personi publikisht një etiketë që videoja e plotë nuk e mbështet. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një grua që në fjalimin e saj flet për vuajtjet e familjes gjatë regjimit komunist.

Antikomunizmi nuk bëhet duke deformuar dëshmitë e viktimave apo familjeve që kanë vuajtur nga komunizmi. Nuk bëhet duke marrë disa vargje, duke i zhveshur nga kuptimi dhe duke i përdorur si material denoncimi politik. Kjo nuk është kujtesë historike. Është manipulim i kujtesës.

Nëse qëllimi është denoncimi i nostalgjisë komuniste, ai duhet bërë me fakte të plota, jo me video të prera. Sepse përdorimi i një dëshmie personale jashtë kontekstit nuk godet komunizmin. Godet të vërtetën. /VNA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.