☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,508 ▼ -0.99% ETH $2,579 ▼ -2.34% XRP $1.3807 ▼ -3.91% SOL $108.6300 ▼ -2.89%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Arte

“Gjon Mili Fanzine”, frymëzime personale përmes imazhit, tekstit dhe ilustrimit

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” zhvilloi aktivitetin edukativ “Gjon Mili Fanzine”, si një proces krijues dhe eksperimental, ku fotografia, vizatimi dhe teksti u ndërthurën në forma të reja të shprehjes artistike.

Fanzina është një botim i pavarur, zakonisht në format të thjeshtë dhe tirazh të kufizuar, që krijon një hapësirë të lirë për eksperimentim. Ajo ndërthur imazhe, tekste, vizatime dhe elemente grafike për të ndërtuar një narrativë personale.

Të frymëzuar nga fotografitë e Gjon Milit, pjesëmarrësit i interpretuan dhe i transformuan ato në fanzina, duke zhvilluar secili një qasje personale përmes imazhit, tekstit dhe ilustrimit.

Muzeu “Marubi” prezantoi në rrjetin social Facebook fanzinat e realizuara nga Adriana Leka, Elsaida Musiq dhe Elsamina Musiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.