☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.89 ▲0.87%
ARI 3,882 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,040 ▼ -2.45% ETH $2,243 ▼ -0.86% XRP $1.2526 ▲ +0.93% SOL $95.4600 ▼ -1.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

Fshati Vidhishtë i Roskovecit është në zi pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunitetin, ku humbën jetën dy bashkëshortë të familjes Plaka.

Sot në orën 11:00 zhvillohet ceremonia mortore për dy viktimat, ku familjarë, të afërm dhe banorë të zonës do t’u japin lamtumirën e fundit në varrezat e fshatit.

Banorët e Vidhishtës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e çiftit, të cilin e përshkruajnë si njerëz të qetë dhe të respektuar në komunitet.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet ditën e diel. Sipas informacioneve, vendimi është marrë për të shmangur përplasje apo tensione të mundshme mes dy familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe varrezat janë të përbashkëta.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku 35 vjeç Refit Buzi ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plakën, rreth 51 vjeçe e cila ndërroi jetë në spital disa oë më vonë.

Pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e la të lirë, e pas disa orësh autori vrau edhe veten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.