☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,770 ▼0.19%
DOW 47,807 ▼0.21%
NASDAQ 22,557 ▼0.34%
NAFTA 100.69 ▲6.65%
ARI 4,795 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,672 ▼ -1.01% ETH $2,165 ▼ -2.77% XRP $1.3269 ▼ -3% SOL $81.6900 ▼ -2.29%
S&P 500 6,770 ▼0.19 % DOW 47,807 ▼0.21 % NASDAQ 22,557 ▼0.34 % NAFTA 100.69 ▲6.65 % ARI 4,795 ▲0.36 % S&P 500 6,770 ▼0.19 % DOW 47,807 ▼0.21 % NASDAQ 22,557 ▼0.34 % NAFTA 100.69 ▲6.65 % ARI 4,795 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vidhnin “pa zhurmë” makinat, antipult për pultin

Dy persona u arrestuan nga Policia e Vlorës këtë të premte, të dyshuar si autorë që kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizëm të sofistikuar.

Të prangosurit janë shtetasit Matilda Mertini dhe Davis Muka, që të dy banues në Kamëz në Tiranë.

Policia dyshon se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy persona kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizëm që bllokonte mbylljen me pult të mjeteve nga ana e përdoruesve të tyre.

Këta të fundit largoheshin nga mjeti të bindur që e kishin mbyllur makinën e tyre dhe pikërisht në këtë moment vepronin dy personat, që hapnin dyert normalisht pa u detyruar që të kryenin ndonjë thyerje.

Policia thotë se ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera nga Mertini dhe Muka vetëm gjatë ditëve të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.