☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.17%
DOW 52,472 ▲0.18%
NASDAQ 26,484 ▲0.02%
NAFTA 102.76 ▲2.86%
ARI 4,069 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,264 ▲ +0.66% ETH $2,361 ▲ +0.56% XRP $1.3287 ▲ +0.42% SOL $102.2800 ▲ +1.07%
S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 % S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Vikena Kamenica: “Misa a Buenos Aires”, premierë absolute, vepër koncertale që i vishet një petk teatral

Nga Julia Vrapi

Një vepër, që bashkon muzikën sakrale me ritmet e tangos vjen në një koncept të ri skenik në skenën tonë. “Misa a Buenos Aires”, e njohur edhe si “Misa Tango” ndërthur interpretimin vokal, muzikën orkestrale dhe lëvizjen koreografike në një produksion artistik. Një produksion i veçantë, që vjen nën firmën regjisoriale dhe interpretimin e mezzo-sopranos së teatrit, Vikena Kamenica, që këtë mbrëmje shënon premierën absolute në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Mezzo sopranoja Vikena Kamenica thotë se “Misa a Buenos Aires”, ose “Misa Tango”, është një vepër muzikore e jashtëzakonshme, që tani do të sjellë një dimension teatral. Në një videomesazh të ndarë nga TKOB, ajo falënderon bashkëpunimin e artistëve, për realizimin e premierës së kësaj vepre. ““Misa a Buenos Aires”, ose si njihet ndryshe “Misa Tango”. Kjo muzikë e jashtëzakonshme, me ritme fantastike, vjen në një fabul të këtij udhëtimi shpirtëror, që kjo vepër e jeton tashmë prej 18 vitesh nga Martin Palmeri.

Kësaj vepre koncertale tashmë i vishet një petk teatral. Ideja ime u mirëprit nga zoti Aulon Naçi, ku së bashku me formacionin orkestral nën drejtimin e Sergio Alapont, trupën e baletit nën koreografinë e një prej yjeve tanë, siç është Enada Hoxha, dhe me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm siç kemi me Korin e Filarmonisë së Kosovës, ne do të sjellim këtë premierë absolute “Misa a Buenos Aires” ose “Misa Tango””, shprehet mezzo sopranoja Vikena Kamencia.

Vepra në skenë

“Misa a Buenos Aires” ose “Misa Tango” vjen këtë mbrëmje në skenë, ndërsa vijon dhe mbrëmjen e datës 25 prill në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku Kori i Filharmonisë së Kosovës do të jetë nën drejtimin e Hajrullah Sylës. Vepra e jashtëzakonshme e Martín Palmerit vjen në skenën e TKOB-së si një bashkim unik i muzikës sakrale me ritmet pasionante të tangos argjentinase.

Ky produksion i ri artistik që mban firmën regjisoriale dhe interpretimin e mezzo sopranos së njohur teatrit, Vikena Kamenica do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë dashamirësit e muzikës dhe artit, ndërsa vjen në vijim dhe të programit artistik këtë muaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica që këtë herë vjen dhe si regjisore me këtë produksion është një nga artistet e vlerësuara në aktivitetin e saj artistik jo vetëm në skenë tonë, por dhe jashtë. Ajo është e njohur për performancat e saj, ku këtë herë vjen me “Misa a Buenos Aires”, me rolin kryesor për të përcjellë të tjera emocione te publiku. Ndërsa Martín Palmeri është një kompozitor, pianist dhe dirigjent argjentinas. Ai ka shkruar shumë vepra, ku më e njohura është “Misa a Buenos Aires”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.