☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.16%
DOW 52,509 ▲0.25%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.96 ▲3.06%
ARI 4,054 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,657 ▼ -0.16% ETH $2,336 ▼ -0.8% XRP $1.3136 ▼ -0.76% SOL $101.1200 ▼ -0.07%
S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,509 ▲0.25 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,054 ▼0.5 % S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,509 ▲0.25 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,054 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Programi Equinoxe Europe sjell në Shqipëri skenaristë të njohur ndërkombëtarë

Durrësi është kthyer në një pikë takimi për skenaristë dhe kineastë nga vende të ndryshme të Evropës, duke pritur për herë të parë në Shqipëri programin ndërkombëtar të zhvillimit të skenarit “Equinox”.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën të ditur se programi me një histori mbi 30-vjeçare, mbështet zhvillimin e skenarëve filmikë përmes punës me autorë dhe konsulentë profesionistë të industrisë ndërkombëtare.

Në edicionin e këtij viti janë përfshirë edhe dy projekte shqiptare, të realizuara nga regjisorët e rinj Erenik Beqiri dhe Redi Treni, krahas projekteve të tjera premtuese nga Evropa.

Sipas QKK-së, rreth 10 konsulentë profesionistë të skenarit nga vende të ndryshme të botës po punojnë me autorët për përmirësimin dhe zhvillimin e skenarëve, me synimin për t’i përgatitur projektet për standardet e prodhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

“Equinox” vlerësohet si një mundësi për të forcuar lidhjet e kineastëve shqiptarë me industrinë evropiane, si dhe për të rritur cilësinë artistike të projekteve vendase përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale.

QKK thekson se sjellja e këtij programi në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për hapjen e kinemasë shqiptare ndaj tregut ndërkombëtar, duke i kushtuar rëndësi edukimit profesional dhe krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit për kineastët vendas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.