🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,328 ▲0.49%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.55 ▲1.51%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▼ -6.45% ETH $1,902 ▼ -5.14% XRP $1.2177 ▼ -6.31% SOL $75.2900 ▼ -7.24%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Vila ku po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi dikur ishte në pronësi të Titos

Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky kompleks i vilave përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së policisë dhe disa të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

Vila Biljana në Ohër, ku sot, është duke u mbajtur provesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.

Ka shumë pak informacion në dispozicion për historinë e kësaj pasurie, si për shembull kur u ndërtua [ndoshta fundi i viteve 50 fillimi i viteve 60], cili arkitekt e projektoi atë, ose saktësisht sa kohë kaloi Tito aty.

Megjithatë, dihet me siguri se Tito ka kaluar shumë kohë në vilë gjatë një vizite zyrtare në rajonin e Ohrit në vitin 1967, ngjarje kjo e dokumentuar plotësisht.

Në periudhën post-jugosllave, Vila Biljana filloi të përdoret nga politikanët maqedonas.

Sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe presidentit maqedonas, shtetarët e të cilit e përdorin si vilë të tyre personale verore (ndërsa përdoret edhe për mysafirë të përfaqësuesve të lartë dhe diplomatikë).

Meqenëse vila përdoret për të strehuar politikanë të rangut të lartë të qeverisë, qasja në publik është rreptësishtë e ndaluar dhe kjo vilë ruhet ditë e natë.

Ndryshe këto janë vila që të lënë pa frymë, rezidenca elegante të ndërtuara me materialet më të shtrenjta dhe brendësia është po aq luksoze sikur të ishe në një kështjellë të një fisniku mbretëror evropian. Të 34 vilat sot nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm, por shumica e tyre janë të ruajtura dhe autentike.

Kujtojmë, ajo që tani është një nga territoret më magjepsëse në Ballkan, ishte ende kryesisht e paeksploruar më parë. Në të kaluarën, ishte kufiri midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josep Broz Titos. Të dy liderët politikë e kishin favorizuar liqenin si destinacion pushimi. Ndërsa marshalli dikur pushonte në Vila Biljana, pranë qytetit të Ohrit, Hoxha i kalonte ditët e verës në fshatin e gjelbëruar Drilon, pak kilometra larg Pogradecit, qyteti kryesor shqiptar me pamje nga liqeni.

Edhe në dhomën ku u mbajt sot takimi trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak, shihet se tavolina, karriget dhe orenditë janë ruajtur nga koha kur janë ndërtuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.