☁️
Tiranë 28°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,667 ▲1%
DOW 52,638 ▲1.1%
NASDAQ 26,373 ▲1.12%
NAFTA 99.88 ▼2.54%
ARI 4,405 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,843 ▲ +0.99% ETH $2,573 ▲ +5.3% XRP $1.3747 ▲ +1.85% SOL $102.0700 ▲ +2.53%
S&P 500 7,667 ▲1 % DOW 52,638 ▲1.1 % NASDAQ 26,373 ▲1.12 % NAFTA 99.88 ▼2.54 % ARI 4,405 ▼0.05 % S&P 500 7,667 ▲1 % DOW 52,638 ▲1.1 % NASDAQ 26,373 ▲1.12 % NAFTA 99.88 ▼2.54 % ARI 4,405 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Arte

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri u zhvillua më 14 gusht 1989, (14-17 gusht) në një periudhë kur vendi ndodhej ende nën regjimin komunist dhe kur figura e saj, për shkak të veprimtarisë fetare dhe humanitare, përbënte një çështje të ndjeshme për autoritetet shqiptare.

Vizita u cilësua zyrtarisht si vizitë private. Nënë Tereza do të shoqërohej në Shqipëri nga murgesha me origjinë shqiptare nga Prizreni, Marie Goreti, si dhe nga regjisorja kanadeze me banim në Shtetet e Bashkuara, Jeanette Petrie, e cila kishte realizuar filmin “Nënë Tereza”.

Nënë Tereza mbërriti në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme. Programi i vizitës përfshinte disa prej vendeve që kishin lidhje me jetën e saj familjare dhe me veprimtarinë humanitare. Ajo vizitoi shtëpinë ku kishin jetuar nëna dhe motra e saj, si dhe varret e tyre. Në program u përfshinë gjithashtu Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, kopshte fëmijësh, Instituti i Onkologjisë, Instituti i Pneumologjisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe “Shtëpia e Pionierit” në Durrës.

Një nga synimet kryesore të Nënë Terezës gjatë vizitës ishte shprehja e gatishmërisë për të krijuar në Shqipëri një qendër të Misionareve të Bamirësisë. Ajo dëshironte të sillte në vend të paktën katër motra, të cilat do t’u shërbenin të moshuarve, të sëmurëve dhe njerëzve që ndodheshin në vështirësi dhe pa mbështetje familjare. Kërkesa u refuzua.

Në atë kohë, veprimtaria e Misionareve të Bamirësisë kishte marrë përmasa të mëdha ndërkombëtare. Në vitin 1989, Nënë Tereza kishte krijuar shtëpi bamirësie në rreth 80 vende të botës, ndërsa kongregacioni kishte rreth 3 000 motra, që u përkisnin 35 kombësive të ndryshme, si dhe mijëra vullnetarë. Vetëm gjatë viteve 1987–1989, ajo kishte zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në Bashkimin Sovjetik, Hungari dhe Kubë, ndërkohë që po përpiqej të krijonte qendra të reja edhe në vende të tjera të Evropës dhe në Kinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.