☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.00 ▼2.13%
ARI 4,124 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,658 ▲ +0.34% ETH $2,116 ▼ -0.21% XRP $1.0859 ▼ -0.98% SOL $85.8100 ▼ -1.14%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.00 ▼2.13 % ARI 4,124 ▲0.23 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.00 ▼2.13 % ARI 4,124 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vizita mes ministrit grek dhe Belerit, në burgun e Durrësit ndërpriten dritat

Ministri grek Stavros Papastavru vijon vizitën me Fredi Belerin, ndërkohë që në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se për disa minutash, nuk kishte energji në burgun ku ndodhen të arrestuar krahas Belerit, edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryetari i Kukësit Safet Gjici dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Shkak i mungesës së energjisë u bë një zjarr që ra në një nga kabinat elektrike të zonës ku ndodhet IEVP Durrës. Energjia u rikthye pas ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa mësohet se dhe në mungesë të saj vizita mes ministrit grek dhe Belerit nuk është ndërprerë.

Ky takim po zhvillohet një ditë para seancës gjyqësore të Belerit, i cili është në pritje të gjykimit. Athina zyrtare vijon ta mbështesë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që nga momenti i arrestimit.

Para se të takonte Belerin në burg, Papastavru shprehu para gazetarëve, mbështetjen për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarë.

“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur.

Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës evropiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës evropiane që të kthehet normaliteti në Bashkinë e Himarës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.