☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Vizitë me tensione: Kurti anulon takimin me Erion Veliajn, nuk e do “Çelësin e Tiranës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka anuluar takimin me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, në vizitën e parë të tij në Shqipëri si shef i Qeverisë.
Është anuluar vizita mes Kurtit dhe Veliajt, ku ishte planifikuar që kryeministri i Kosovës të nderohet me “Çelësin e Tiranës”.
Anulimin e vizitës është konfirmuar për Gazetën Express nga kabineti i Veliajt.
Sipas kësaj përgjigjeje, takimi u anulua me dakordimin e dy palëve për shkak të obligimeve.
Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë thënë Gazetës Express se takimi u anulua për shkak të agjendës së ngarkuar që kryeministri Kurti e ka në Kosovë, për shkak të takimit të z.Kurti në Prishtinë me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Takimi Veliajn ishte planifikuar të ndodhte në orën 12:30.
Kurti e nisi vizitën e tij në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama, me të cilin gjatë konferencës patën deklarata kundërthënëse.
Përderisa Kurti kishte shkuar plot falëndërime për shtetin shqiptar, Rama i mori me ftohtësi deklarimet e kryeministrit të Kosovës.
Madje, kur Kurti tha para gazetarëve që në këtë takim më shumë është folur për “makroshengen shqiptar, se sa për minishengen ballkanik”, Rama menjëherë i tha se “s’ka makrshengen shqiptar pa minishengen ballkanik”.
Rama është një nga ideatorët e minishengenit ballkanik bashkë më presidentin serb, Aleksandër Vuciq. Ky projekt nuk ka përkrahje as të Kurtit e as të politikanëve të tjerë të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.