☁️
Tiranë 29°C · Vranët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,362 ▲ +0.07% ETH $2,114 ▼ -0.56% XRP $1.3576 ▼ -0.52% SOL $85.7600 ▼ -1.02%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Bota

Vjen kundërshtimi i Kinës ndaj SHBA: Mos sanksiono kompanitë e lidhura me Iranin

Kina nuk do të respektojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj pesë kompanive të shënjestruara për shkak të blerjes së naftës iraniane, tha Ministria

Kina nuk do të respektojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj pesë kompanive të shënjestruara për shkak të blerjes së naftës iraniane, tha Ministria kineze e Tregtisë më 2 maj.

Kina është një blerëse kyç e naftës iraniane, kryesisht përmes rafinerive të pavarura, të cilat mbështeten në naftën me çmim të lirë nga Republika Islamike.

Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të kufizuar të ardhurat e Teheranit, kanë intensifikuar sanksionet ndaj këtyre rafinerive.

Udhëzimi i Ministrisë së Tregtisë, që lidhet me sanksionet e shpallura ndaras që nga viti i kaluar, thotë se masat e SHBA-së “nuk duhet të njihen, zbatohen apo respektohen”.

Sanksionet “në mënyrë të padrejtë ndalojnë ose kufizojnë ndërmarrjet kineze nga zhvillimi i aktiviteteve normale ekonomike, tregtare dhe të ngjashme me vende të treta dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe normat bazë që rregullojnë raportet ndërkombëtare”, tha Ministria përmes një deklarate.

“Qeveria kineze ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e njëanshme që nuk kanë autorizim të Kombeve të Bashkaura dhe nuk kanë bazë sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Urdhëri vlen për tri kompanitë në provincën Shandong – Shandong Jincheng Petrochemical Group, Shandong Shouguang Luqing Petrochemical dhe Shandong Shengxing Chemical – si dhe për dy të tjera që janë në pjesë të tjera të Kinës: Hengli Petrochemical (Dalian) Refinery dhe Hebei Xinhai Chemical Group.

Uashingtoni vendosi të premten sanksione edhe ndaj një kompanie tjetër kineze, të cilën e akuzoi se ka importuar “dhjetëra miliona fuçi” naftë bruto iraniane, duke gjeneruar miliarda dollarë të ardhura për Teheranin.

Kompania Qingdao Haiye Oil Terminal Co., Ltd. nuk u përmend në urdhrin e Ministrisë kineze të Tregtisë.

Sanksionet më të fundit vijnë në kohën kur Uashingtoni dhe Teherani janë bllokuar në një ngërç diplomatik, pa një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin që shpërtheu pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të vizitojë Kinën për bisedime me liderin Xi Jinping më vonë gjatë këtij muaji./ REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.