☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,680 ▼0.37%
DOW 53,085 ▼0.71%
NASDAQ 26,146 ▼0.7%
NAFTA 86.43 ▲2.42%
ARI 4,539 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,919 ▲ +9.94% ETH $2,286 ▲ +17.93% XRP $1.2320 ▲ +20.96% SOL $86.7700 ▲ +10.39%
S&P 500 7,680 ▼0.37 % DOW 53,085 ▼0.71 % NASDAQ 26,146 ▼0.7 % NAFTA 86.43 ▲2.42 % ARI 4,539 ▼0.13 % S&P 500 7,680 ▼0.37 % DOW 53,085 ▼0.71 % NASDAQ 26,146 ▼0.7 % NAFTA 86.43 ▲2.42 % ARI 4,539 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

VJENË – IAEA: Centrali bërthamor i Zaporizhias humbet sërish furnizimin me energji

VJENË, 20 gusht /ATSH–DPA/ – Centrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainë, i kontrolluar nga Rusia, ka humbur sërish furnizimin e jashtëm me energji elektrike, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, një linjë elektrike me tension 330 kilovolt ka të ngjarë të jetë dëmtuar në bregun verior të lumit Dnipro.

Një përpjekje për ta rilidhur linjën me rrjetin dështoi.

“Për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak në zonë, teknikët nuk ishin në gjendje të përcaktonin menjëherë shkakun e dëmtimit”, tha IAEA.

Gjeneratorët me naftë u aktivizuan automatikisht dhe nisën të furnizonin sistemet thelbësore të sigurisë së centralit. Ekipi i IAEA-së i vendosur në central po vijonte vlerësimin e situatës.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, paralajmëroi se situata e sigurisë bërthamore është “jashtëzakonisht e brishtë” dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të mbrojnë furnizimin e jashtëm me energji të centralit.

Centrali i Zaporizhas, me gjashtë reaktorë, është centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Ai ra nën kontrollin rus menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 dhe që atëherë është goditur vazhdimisht.

Reaktorët janë të fikur, por ende kanë nevojë për ftohje, duke e bërë centralin të varur nga linjat e jashtme të energjisë ose nga gjeneratorët me naftë për të garantuar funksionet thelbësore të sigurisë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.